Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Leicesteri i pandalshëm bën për vete edhe Mourinhon

Leicesteri i pandalshëm bën për vete edhe Mourinhon
April 10
19:26 2016

Nuk di të ndalet Leicesteri i Claudio Ranierit!
Tashmë një hap larg fitores së titullit në Premier League, gjë që po emocionon mbarë Europën, skuadrës së Leicesterit i duhet edhe një sforco e fundit në 5 javët që kanë mbetur për t’u luajtur. Fitorja e sotme ndaj ekipit të Sunderland me rezultatin 2 me 0 i jep forcë trajnerit italian Ranieri për të besuar edhe më shumë në realizimin e ëndrrës së madhe, duke qenë se skuadra e tij ndodhet plot 7 pikë para vendit të dytë.

Ndër tifozët e italianit shfaqet “çuditshëm” edhe Jose Mourinho, me të cilin në të shkuarën Ranieri nuk ka pasur marrëdhënie të mira.

“Deri më sot Claudio nuk ka fituar asnjë titull. Këtë vit do ta meritonte atë falë punës së mirë që është duke bërë”, – shprehet “The Special One” në një intervistë të dhënë për “Fox Sports”.
“Kemi pasur disa debate me njëri-tjetrin në të shkuarën, por sot asgjë prej tyre nuk vlen. Unë e vlerësoj shumë Ranierin sepse është një person serioz. I uroj sinqerisht që të fitojë kampionatin anglez me skuadrën e tij”, – e mbyll përgjigjen e tij portugezi.

Komento