Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Leicester City, shokët e skuadrës i luten Vardy-t të mos largohet

Leicester City, shokët e skuadrës i luten Vardy-t të mos largohet
June 07
20:14 2016

A do të pranojë Jamie Vardy ofertën e Arsenalit?

Shokët e tij të skuadrës së Leicester, kampionë të Anglisë, po bëjnë çmos që ai të mendohet mirë e të qëndrojë edhe vitin tjetër në ekipin e tij të zemrës.

Wes Morgan, Robert Huth dhe Kasper Schmeichel e kanë kontaktuar personalisht Vardy-n që nga dita e premte, koha kur Arsenal dha ofertën për të paguar klauzolën e marrjes së sulmuesit.

Pavarësisht dëshirës së ekipit londinez për të marrë një përgjigje para fillimit të Euro 2016, Jamie është i përqendruar te fillimi i kampionatit europian, kjo edhe me urdhër të trajnerit të kombëtares, Roy Hodgson.

“E vetmja gjë që ky grup futbollistësh ka pranuar është se kur je në krye të detyrës për Anglinë, je në krye të detyrës për Anglinë. Ne nuk po përpiqemi të bllokojmë transferimet apo të ardhmen e lojtarëve, ama të gjithë duhet të përqendrohemi këtu”, – është shprehur trajneri Hodgson.

Për momentin asgjë nuk është e qartë dhe nuk dihet ende nëse Arsene Wenger do të bëjë durim deri në përfundimin e kompeticionit europian.
Gjithsesi. Leicester po merr masa për çdo vendim të mundshëm të golashënuesit të tij, duke kërkuar informacion për sulmuesin e Watford, Tory Deeney.