Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Legjenda e futbollit në gjendje të rëndë: Shtrohet menjëherë në spital!

January 19
18:56 2018

Të gjithë dashamirësit e futbollit në botë, sidomos atij brazilian, janë në ankth për jetën e ish-futbollistit Pele.

Ish-lojëtari i Brazilit është shtruar në orët e para të mëngjesit në spital pasi i ka rënë të fikët.

‘‘Në orët e para të mëngjesit të së enjtes, Peles i kanë rënë të fikët dhe është dërguar me urgjencë në spital, në Brazil, ku ka bërë një sërë analizash. Ai do të mbetet akoma nën mbikëqyrjen e mjekëve, por për fat deri tani nuk bëhet fjalë për diçka serioze’’, – shkruan në një deklaratë Football Ëriters Association.

Tashmë, Pele është në moshën 77 vjeçare dhe duket se sëmundja nuk e ka kursyer ish-sulmuesin brazilian.

Ai ka anuluar edhe udhëtimin e fundit që kishte planifikuar në Londër.

Epo, shërim të shpejtë, Pele! /Blitz.al/

Shperndaje