Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Le të shpërthejë festa! Granit Xhaka shpallet lojtari më i mirë në Zvicër

Le të shpërthejë festa! Granit Xhaka shpallet lojtari më i mirë në Zvicër
August 29
19:45 2017

Lajme të mira na vijnë nga Zvicra, ku lojtari i njohur shqiptar, Granit Xhaka, është shpallur lojtari më i mirë i vitit.

Dhe këtë herë, ashtu siç e thotë edhe vetë, fitorja është e veçantë sepse është zgjedhur nga votat e tifozëve dhe simpatizantëve zviceranë.

Këtë lajm ka dhënë vetë Graniti me një postim në Instagram ku shfaqet me trofeun në duar e shkruan: “Ndihem kaq i vlerësuar për çmimin “Lojtari më i mirë në Zvicër”. çdo çmim më bën të ndihem mirë, por këtë herë është diçka ndryshe dhe e veçantë, sepse fitorja nga votat e tifozëve është diçka ndryshe dhe e veçantë”.

Më pas ai vazhdon: “Ju jeni ata që më nxitni dhe më motivoni të bëj më të mirën time, t’ju bëj juve krenarë. Faleminderit për mbështetjen!”.

Ne e urojmë Granitin për këtë trofe dhe shpresojmë që të tjerë trofe të kalojnë në duart e tij. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje