Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lazio – Presidenti Lotito ‘i tërbuar”, i kërkon 50 milionë euro dëmshpërblim Bielsa-s

Lazio – Presidenti Lotito ‘i tërbuar”, i kërkon 50 milionë euro dëmshpërblim Bielsa-s
July 09
11:42 2016

“Tërmet” në shtëpinë e Lazio-s!

Vendimi i trajnerit Marcelo Bielsa për t’u larguar vetëm pak ditë pas zbarkimit në kryeqytet ka shkaktuar shumë polemika. Trajneri e ka justifikuar levizjen e tij duke thënë se shoqëria laciale nuk kishte mbajtur asnjë premtim në lidhje me futbollistët e rinj që duhet të afroheshin për të qenë në dispozicion të tij.
Pavarësisht fjalëve të Bielsa-s, presidenti Claudio Lotito ka paralajmëruar se do të marrë masa ligjore për këtë.

Sipas asaj që referon “Sky Sport”, Lotito ka ndërmend t’i kërkojë plot 50 milionë euro dëmshpërblim “El Loco”-s. Një shifër kjo e vendosur bazuar në faktin se 4 lojtarët e kërkuar nga trajneri  janë drejt mbërritjes në ekip.

Ai ka vlerësuar shifrat e çdo futbollisti të ri të marrë duke llogaritur 12-15 secilin: kjo çon në shumën që do t’i kërkohet Bielsa-s.

Një ngjarje kjo që me siguri do të vazhdojë të bëjë ‘zhurmë’ edhe për shumë kohë, për aq kohë se shoqëria e skuadrës së Lazio-s do të insistojë për atë që e vlerëson si të drejtën e saj.

Komento