Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lazio eliminohet. Rekord negativ për Italinë!

Lazio eliminohet. Rekord negativ për Italinë!
March 18
10:16 2016

Deri mbrëmjen e djeshme, ekipi i Lazios ishte i vetmi ekip italian i mbetur ende në garë në kupat e Europës. Por, mesa duket, ky sezon nuk u tregua aspak “bujar” me italianët. Pas eliminimit të Juventusit nga Bajerni i Mynihut në Champions League, ishte radha e Lazios të mundej në shtëpinë e vet nga çekët e Spartës së Pragës, me rezultatin 0-3. Dukej në rrugën e duhur ecuria e lacialëve, menjëherë pas rezultatit 1-1 të marrë tri javë më parë në Pragë, ama nuk ndodhi kështu. Në vazhdimësi të rezultateve të dobëta në kampionat, Lazio u tregua plotësisht i pafuqishëm dhe u ndëshkua 3 herë nga golat e Borek Dockal (minuta e 10-të), Ladislav Krejci (minuta e  12-të) dhe Lukas Julis (minuta e 44-t), rezultat që i pengon italianët të kualifikohen në fazën tjetër.

E pra, si rrallëherë, futbolli italian nuk do të ketë asnjë përfaqësues  në fazën çerekfinale të kupave të Europës, gjë që nuk ndodhte që nga sezoni 2000-2001, kur Parma, Inter, Milan e Lazio eliminoheshin në fazën e dytë të formulës së vjetër të Champions League.

Shperndaje