Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lazio-Cesare Prandelli: Gati nënshkrimi i marrëveshjes

Lazio-Cesare Prandelli: Gati nënshkrimi  i marrëveshjes
May 25
12:07 2016

Paraqitja e dobët e ekipit të Lazio-s në vitin e fundit i ka shtyrë drejtuesit e klubit të marrin masa të menjëhershme për të shmangur një gjë të tillë edhe në sezonin që vjen.

Pavarësisht afrimit të Simone Inzaghi-t në javët e fundit të Serie A të sezonit që sapo u mbyll, përflitet se do të jetë trajneri Cesare Prandelli ai që do të marrë drejtimin e skuadrës.

Sipas asaj që raporton “Sky Sports”, presidenti Claudio Lotito ka qenë ai që ka dashur ish-trajneri e kombëtares italiane, në mënyrë që të hedhë bazat për një ‘rilindje’ të ekipit. Mendohet se është arritur marrëveshja për një kontratë 2-vjeçare me një pagë 1,5 milionë euro në sezon, e cila do të formalizohet shumë shpejt.

Krahas trajnerit, Lazio kërkon të përforcojë dhe repartin e sulmit, pas largimit të veteranit Klose e pas rikthimit të Alessandro Matri-t tek Milan. Në shënjestër janë vënë Gianluca Lapadula i Pescara-s dhe Giuseppe Rossi i Levante-s.

Komento