Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Latinët – Argjentina del nga errësira, Brazili me hap të sigurt

Latinët – Argjentina del nga errësira, Brazili me hap të sigurt
November 16
09:07 2016

Mbrëmjen e djeshme janë përmbyllur sfidat eliminatore të radhës në Amerikën Latine, kualifikuese për Botërorin Rusi 2018.

Pas humbjes turpëruese me Brazilin, Argjentina është rikthyer në formë duke mundur bindshëm Kolumbinë me rezultatin 3-0. Shkëlqeu Messi që shënoi golin e parë të takimit, më pas lanë firmën e tyre në këtë takim edhe Lucas Pratto e Angel Di Maria.

Ndërkaq, Brazili vijon me hap të sigurt të drejtojë grupin eliminator, pasi mundi në shtëpi Perunë me rezultatin 0-2, me golat e Renato Augusto e Gabriel Jesus.

Në ndeshjet e tjera, Kili mundi Uruguain 3-1, ku shkëlqeu i përhershmi Sanchez me dopietë. Bolivia mundi Paraguain 1-0 dhe Ekuadori mundi Venezuelën 3-0.

Momentalisht, Brazili ka 27 pikë dhe shkon i sigurt drejt Botërorit, kurse Argjentina rikthehet në lojë, pasi ndodhet në vend të 5-të me 19 pikë dhe me këtë renditje do të duhet të luajë në play-off.

Gjithsesi, mbeten ende sfida të tjera për t’u luajtur dhe Messi me shokët e tij do të bëjnë çmos për t’u kualifikuar pa qenë nevoja për play-off. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje