Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Largohet nga Kombëtarja, ja sfida e re e ish-kapitenit Cana…

Largohet nga Kombëtarja, ja sfida e re e ish-kapitenit Cana…
October 19
18:28 2016

Me mbylljen e eksperiencës së Kombëtares Shqiptare në Euro 2016, në Francë, erdhi edhe largimi nga futbolli për ish-kapitenin Lorik Cana. Shkëputja e Canës ishte jo vetëm nga radhët e kuqezinjve, por edhe nga skuadra e tij e fundit, Nantes.

E kur të gjithë mendonin se Cana ishte shkëputur përfundimisht nga fusha e blertë, ai shfaqet sërish në vendin që i fali shumë emocione gjatë karrierës së tij të suksesshme por këtë herë në një rol të ri.

Në një foto të publikuar në Instagram nga moderatori dhe sportisti Erion Zeqiraj, kuptohet se ai dhe Loriku janë duke kryer një nga kurset e Federatës Shqiptare të Futbollit për rolin e trajnerit.

“Me kapiten Lorik Cana. Kursi për trajner Uefa B” – shkruan Erioni në postimin e tij, duke treguar kështu se së shpejti, ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare do të rikthehet të jetë protagonist, këtë herë si lideri i lojtarëve nga jashtë fushës.

Ndërsa vetë Zeqiraj konfirmon për Blitz.al se ai do të shkëputet për një kohë nga televizioni, duke iu përkushtuar sportit dhe studimeve në fushën e komunikimit. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje