Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lajmi i gëzuar i Lorik Canës

Lajmi i gëzuar i Lorik Canës
July 22
15:43 2016

Pas përfundimit të kampionatit evropian, Lorik Cana ka marrë një lajm të mirë. Ai do të jetë në mesin e mijëra pjesëmarrësve nga e gjithë bota në shenjtërimin e Nënë Terezës, që do të mbahet në 3 Shtator në Vatikan.

Këtë lajm, kapiteni aktual i kombëtares shqiptare e ka bërë publike në një status në Facebook, ku shkruan:

“Me kënaqesi pranova ftesën zyrtare për të marrë pjesë në evenimentin për shenjtërimin e Nënës Terezë me datën 3 shtator në Vatikan.Shenjtërimi i saj, si simbol në zemrat e të varfërve dhe si simbol i kombit tonë na bënë krenar për origjinën tonë dhe ndjenjën tonë qe kemi për solidaritet dhe respekt ndaj te tjerëve.

Falenderime Diana Toska dhe gjithë stafit për angazhimin që ky event të mbahet.

Me respekt L.C”

Nuk e dimë nëse ka një njeri me fat kaq sa Cana, pasi nuk ndodh çdo ditë të marrësh ftesë për në shenjtërimin e Nënë Terezës.

Shperndaje