Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lajme të mira përtej Atlantikut: Romela Begaj nënkampione e botës!

Lajme të mira përtej Atlantikut: Romela Begaj nënkampione e botës!
December 03
15:00 2017

Përpos të gjitha ngjarjeve që na kanë trishtuar kohët e fundit, sportistja e njohur shqiptare Romela Begaj na sjell një lajm të mirë nga Los Angeles-i.

Në Botërorin e Peshëngritjes, që u zhvillua në Anaheim, LA, shqiptarja është shpallur nënkampione e bootës! Dhe nuk po bëjmë aspak shaka!

Begaj garoi në peshën deri në 69kg dhe kaloi stilin e shkëputjes me 103, 105 dhe 107kg me suskes. Ndërkohë që në shtytje, ajo ia doli në dy provat 125 dhe 128kg, por nuk mundi dot të kalojë ngritjen e tretë 131kg.

Në fund, Romela ngriti 235kg duke u bërë kështu një nënkampione! Urime Romela! /Blitz.al/

Shperndaje