Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kupa e Botës 2022, vizitorët do të qëndrojnë në shkretëtirë në tenda beduine

Kupa e Botës 2022, vizitorët do të qëndrojnë në shkretëtirë në tenda beduine
March 22
14:33 2016

Fillimisht kur Katari u përzgjodh në 2010-n për Kupën e Botës të vitit 2022, qeveria njoftoi ndërtimin e të paktën 55,000 dhomave për të akomoduar mysafirët, të cilët priten të jenë rreth 500,000.  Federata e Futbollit Botëror (FIFA) i ka kërkuar qeverisë së vendit të ndërtojë të paktën 60 000 dhoma të reja, por rënia e vazhdueshme e çmimeve të naftës ka ndryshuar planet e qeverisë.

Në janar autoritetet e Katarit kanë thënë se nuk do të jenë në gjendje të ndërtojnë më shumë se 46 000 dhoma të reja për ata që do të vizitojnë vendin në  vitin 2022. Njerëzve ndoshta do t’u duhet të flenë në tenda beduine ose në vendas duke përjetuar mikpritjen tradicionale të Lindjes së Mesme.

 

Përfaqësuesi i Komisionit për organizimin e Kupës së Botës 2022 në Katar ka thënë: “Organizimi i Kupës së Botës është një angazhim për ne për të treguar mikpritjen dhe miqësinë e Lindjes së Mesme. Si rezultat i përkushtimit tonë, po punojmë në një projekt ku vizitorët mund të flenë nën yje”.

Shperndaje