Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ku mund të shkojë Messi?

Ku mund të shkojë Messi?
November 15
13:31 2016

Po diskutohet gjithmonë e më tepër një largim i Leo Messi-t nga Barcelona. Një lajm i tillë ka tronditur shumë tifozë blaugranas, të cilët kanë nisur drejt presidencës katalanase peticione për të firmosur kontratë të re me Messi-n, pasi ajo aktuale përfundon në vitin 2018.

Lajmi ka ardhur nga e famshmja spanjolle “Marca”, e cila ka shkruar se Messi-t i është ofruar një kontratë e re nga presidenti, por ai e ka refuzuar, sepse sipas gazetës Leo dëshiron të mos ketë afat kontrate në mënyrë që ai të vendosë vetë nëse largohet ose jo.

Por cilat janë destinacionet e mundshme të tij nëse ikën?  Njëra nga mundësitë është kthimi në Argjentinë te Newell’s Old Boys, Rosario ose, pse jo, edhe Manchester City nën urdhrat e Pep Guardiolës, ish-mentorit të tij.

Mbetet për t’u parë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje