Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kryeministri Rama, dizenjator i bluzave të Kombëtares

Kryeministri Rama, dizenjator i bluzave të Kombëtares
June 21
12:23 2016

rama-dezinjator-240x300

 

Pas fitores së 19 qershorit në Francë të Kombëtares Shqiptare, kryeministri Rama u ka premtuar të gjithë lojtarëve pajisjen me  pasaporta diplomatike (lexo këtu). Por kjo nuk është e vetmja dhuratë që kryeministri i ka bërë Kombëtares.

Kryeministri Rama është “dizenjatori” i shqiponjës në bluzat e Kombëtares Shqiptare.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit ruan në arkivin e celularit të tij biseda në aplikacionin whatsapp me kryeministrin, i cili thuhet se i ka dërguar një skicë paraprake të shqiponjës që kuq e zinjtë mbajnë sot në uniforma.  Skica fillestare është realizuar nga Rama  pasi është frymëzuar nga një bisedë e lirë me presidentin e FSHF-së  për organizimin e kuqezinjve në Kampionatin Europian.

Uniforma aktuale është komentuar si një nga më të bukurat që kombëtarja jonë ka pasur ndonjëherë.

Përshtatur nga Top Channel

Shperndaje