Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kryebashkiaku i Leicesterit premton: Shumë shpejt qyteti do të ketë rrugën ‘Ranieri’!

Kryebashkiaku i Leicesterit premton: Shumë shpejt qyteti do të ketë rrugën ‘Ranieri’!
April 06
17:10 2016

Tashmë nuk mund të cilësohet më një surprizë, por një realitet i prekshëm që po mahnit gjithë Europën!

Ekipi i Leicester Cityt, vetëm 6 javë nga fundi i kampionatit anglez ndodhet në krye të klasifikimit, me plot 7 pikë avantazh ndaj skuadrës së vendit të dytë, Tottenham, dhe për këtë arritje flitet kudo!

Ç’do të ndodhë pas 6 ndeshjeve të mbetura? Askush nuk e di, ama shumë dashamirës të futbollit anembanë botës po presin që ‘heronjtë’ e Leicesterit të ngrenë kupën!

Një ndër personat më të emocionuar për këtë arritje të skuadrës është kryebashkiaku i qytetit, Peter Soulsby, i cili ka premtuar se në rast se kjo skuadër arrin të triumfojë, do t’i vendosë rrugëve të ndryshme të qytetit, emrat e protagonistëve:

“Leicesteri e ka dëshmuar tashmë se di t’i nderojë yjet e saj të futbollit, ashtu siç ka bërë me “Lineker Road”. Duke qenë se në këtë rast arritja do të jetë e tërë skuadrës, atëherë do të kemi “Vardy Vale”, “Schmeichel Street”, “Drinkwater Drive” dhe “Ranieri Road”! – shprehet entuziast, kryebashkiaku Soulsby.

Kujtojmë se Leicesteri nuk fiton një titull që nga viti 2000, kur triumfonte në Kupën e Ligës. Për këtë arsye, ajo që po mundohet të arrijë trajneri Ranieri me skuadrën e këtij viti në Premier League merr vlera akoma më të mëdha!