Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kosova në FIFA? Vendimi merret sot

Kosova në FIFA? Vendimi merret sot
May 13
16:50 2016

Dita e sotme përbën gjithashtu një rëndësi të veçantë për qytetarët e Kosovës, të cilët do të mësojnë sot nëse Kosova do të pranohet ose jo në FIFA. Pas anëtarësimit të suksesshëm në UEFA, ata shpresojnë në pranimin e tyre në Federatën Ndërkombëtare të Futbollit.

Nëse Kosova do të pranohej në FIFA, ky do të ishte një tjetër ngjarje historike pas anëtarësimit në UEFA dhe liberalizimit të vizave. Pritet që në ditën e dytë të Kongresit të shqyrtohet edhe kjo çështje.

Nënkryetari i Federatës të Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, u shpreh se sinjalet për pranimin e Kosovës në FIFA janë pozitive, pasi kushtet janë plotësuar. Sipas tij, anëtarët e UEFA-s, me disa përjashtime, duhet të votojnë për pranimin e Kosovës në mekanizimin ndërkombëtar të futbollit.

“UEFA ka për detyrë ta mbrojë në FIFA anëtaren e vet tashmë, Kosovën. Duke pasur parasysh edhe kontaktet tona me të gjitha federatat e mundshme, që janë të pranuara tashmë në FIFA, me 209 federata, kemi pasur korrespondencë dhe shkrime letrash dhe shpjegim të situatës së Kosovës. Shpresoj që delegacioni jonë në krye me Fadil Vokrrin dhe anëtarin e Komitetit Ekzekutiv, Flamur Bunjakun, do ta vendosin flamurin në vendin e 210 të FIFA-s, për të qenë anëtare e rregullt dhe me të drejta të plota në FIFA”, u shpreh nënkryetari i FFK-së.

Për pranimin në FIFA, nevojitet që Kosova të sigurojë minimalisht 105 vota nga 209 që janë gjithsej.

Përshtatur nga “Radio Evropa e Lirë”

Etiketimet
Shperndaje