Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Korça shumë shpejt me “fshat olimpik”. Kalon investimi prej 5 miliardë lekësh (foto)

Korça shumë shpejt me “fshat olimpik”. Kalon investimi prej 5 miliardë lekësh (foto)
April 04
15:19 2016

Qyteti i Korçës pritet të ketë shumë shpejt një fshat olimpik. Punimet pritet të nisin në datën 18 prill, pas një nisme të qeverisë shqiptare dhe bashkisë së Korçës. Një gjë të tillë e bëjnë me dije burime zyrtare pranë bashkisë dhe klubit korçar që kanë konfirmuar këtë investim gjigant.
Kësti i parë i parave për zhvillimin e punimeve është derdhur në një nga bankat e nivelit të dytë në qytetin juglindor dhe bëhet fjalë për një shumë rreth 5 miliardë lekë.
Ndërkohë që në vazhdim të punimeve, në kohë të ndryshme, do të ketë edhe dy këste të tjera, por shuma e tyre nuk mund të bëhet me dije për momentin, pasi, pas çdo faze, do të bëhet rivlerësimi i shpenzimeve në bazë të punimeve që do të kryhen. Projekti, në përfundim të realizimit të tij, do t’i japë stadiumit dhe ambienteve rreth tij një pamje të re dhe mjaft moderne, e cila do të jetë e para në vendin tonë.

JA ÇFARË PRITET TË NDËRTOHET
Fushë atletike me sip. 7.000 m2.
4 fusha volejbolli dhe basketbolli me sip. totale 1.600 m2.
4 fusha tenisi me sip. 1.000 m2.
3 fusha minifutbolli me sip. 2.400 m2.
Një sallë gjimnastike me sip. 1.500 m2 dhe kapacitet 300 vende.
Një sallë për lojërat me dorë sip. 1.500 m2 dhe kapacitet 300 vende.
Një palestër peshëngritje me sip. 2.800 m2 dhe kapacitet 1.200 vende.
Një poligon qitjeje me sip. 2.000 m2.
Stadium me sip. 22.000 m2 dhe ambiente mbështetëse me sip. 1200 m2 si dhe kapacitet 9.500 vende.
Stadium atletike me sip. 14.500 m2.
Një pishinë të mbyllur me sip. 4.400 m2 dhe kapacitet 1.300 vende.
Dy qendra fizioterapie me sip. 920 m2.
Një godinë administrate me sip. totale 4.000 m2.
Tri zona parkimi (një nën tokë, një në katin e parë dhe një e tretë për hotelin) me sip. 7.000 m2 dhe kapacitet 1.500 vende.

Komento
Shperndaje