Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kombëtarja shqiptare arrin në Francë

Kombëtarja shqiptare arrin në Francë
June 06
15:04 2016

Paraditen e sotme, përpara mbërritjes së ekipit në Francë, kryeministri Rama ka takuar grupin përfaqësues duke u dhënë motivim lojtarëve se ai është i bindur që këta të fundit do të korrin sukses. Gjithashtu, edhe presidenti Duka në fjalën e tij theksoi se kombëtarja është gati për të arritur objektivat që të gjithë synojmë, sepse ka punuar fort për këtë ditë. Ndërkohë, trajneri De Biasi u shpreh se skuadra duhet të luajë me pasion dhe zemër që të arrijë rezultate të mira.

Pas këtij takimi, në autobusin e Kombëtares është akomoduar i gjithë stafi shoqërues së bashku me lojtarët dhe kanë mbërritur në rezidencën stërvitore. Ashtu siç edhe ishte thënë më parë, autobusi shkruan: “O sa mirë me qenë shqiptar”, i cili ishte slogani fitues në sondazhin e kryer nga UEFA.

Mbërritja në Francë është lajmëruar në rrjetin social Instagram edhe nga kapiteni Lorik Cana, i cili është shprehur poshtë postimit të një fotoje: “Sapo mbërritëm në Francë me çunat”. Prej fotografisë duket se djemtë e Kombëtares janë vërtet entuziastë për nisjen e këtij rrugëtimi që po pritet me emocion të veçantë nga të gjithë shqiptarët.

Shperndaje