Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kombëtarja e Spanjës me një trajner të ri! Julen Lopetegui zëvendëson Del Bosque-n

Kombëtarja e Spanjës me një trajner të ri! Julen Lopetegui zëvendëson Del Bosque-n
July 21
17:12 2016

Është Julen Lopetegui trajneri i ri i Kombëtares Spanjolle!

Pas përfundimit të erës së Del Bosque-s, me eliminimin nga Euro 2016 pas humbjes me Italinë me rezultatin 0 me 2, Federata Spanjolle i ka besuar ish-teknikut të Porto-s.
Lopetegui, i cili ka qenë trajneri i Kombëtareve u19, u20 e u21 nga viti 2010 deri në 2014, do të prezantohet sot.

Ai u lind në vitin 1966 dhe në karrierën e tij ka qenë portier i Logrones dhe Rayo Vallecano.

Sigurisht që nuk do të jetë e lehtë për trajnerin e ri të marrë përsipër vazhdimësinë e punës së Del Bosque-s, sidomos kur mendon për sukseset e arritura nga ish-trajneri.

Misioni kryesor i Lopetegui-t do të jetë drejtimi i Spanjës për një paraqitje sa më të suksesshme në Botërorin e viti 2018 në Rusi.

Etiketimet
Shperndaje