Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kombëtarja drejt Austrisë, De Biasi para nisjes: Të jemi të qetë

Kombëtarja drejt Austrisë, De Biasi para nisjes: Të jemi të qetë
March 25
18:13 2016

Kombëtarja shqiptare është nisur sot drejt Austrisë për ndeshjen miqësore të radhës, e cila do të nisë në orën 17:30 të ditës së nesërme. Sapo kanë mbërritur në aeroport, ata janë mirëpritur nga tifozët që kanë përfituar për të marrë edhe autografe.

Pak para nisjes, trajneri i kuqezinjve, Gianni De Biasi, ka folur shkurtimisht për mediat, ku ka thënë se miqësoret shërbejnë për të bërë disa eksperimente.

“Janë ndeshje që na shërbejnë për të bërë disa eksperimente, për të parë gjendjen e futbollistëve, si dhe për të punuar taktikisht me skuadrën. Jemi të njëjtët, i afrohemi një evenimenti të rëndësishëm dhe duhet të përpiqemi të jemi të qetë”, – është shprehur ndër të tjera ai.

Komento