Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kjo foto e shkrepur spontanisht në Lojërat Olimpike sapo ka shkruar historinë!

Kjo foto e shkrepur spontanisht në Lojërat Olimpike sapo ka shkruar historinë!
August 10
11:21 2016

Është dashur vetëm një “selfie” midis dy gjimnasteve në Lojërat Olimpike që ky moment të konsiderohej si një prej atyre që vijnë një herë në jetë dhe që shkruajnë historinë.

Kjo sepse në fotografi shfaqen gjimnastet e Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut, dy vende që janë aq të ndara nga njëra-tjetra në mendësi dhe janë të rralla ato momente kur edhe popujt e tyre qëndrojnë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Por në Lojërat Olimpike gjithçka mund të ndodhë!

Dy vajzat e reja, edhe pse janë kundërshtare në atletikë, kanë kaluar një kohë mjaft të këndshme duke folur me njëra- tjetrën, deri në momentin që e kanë finalizuar këtë çast edhe me një fotografi në rrjete sociale.

Që prej këtij çasti, një numër i madh njerëzish e kanë postuar fotografinë e vajzave krah njëra-tjetrës, duke i përgëzuar për këtë gjest e duke u shprehur se janë pikërisht të rinjtë që duhet të hapin një faqe të re marrëdhëniesh midis dy vendeve. /Blitz.al/

...

 

Komento
Shperndaje