Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kërcënohet Vardy!

April 04
16:41 2016

Mesa duket, nuk mjafton të surprizosh për mirë një komb të tërë dhe mbarë Europën për t’u shpëtuar mesazheve negative!

Pavarësisht formës së shkëlqyer që po tregon me ekipin e tij Leicester, në krye të klasifikimit të Kampionatit Anglez, duhet thënë se Jamie Vardy nuk dashurohet nga të gjithë njerëzit.

Në adresën e futbollistit në Twitter kanë shokuar disa mesazhe kërcënuese drejt tij, që në fakt nuk kanë asnjë lidhje me futbollin.
“Do të të përdhunoj vajzën!” – është vetëm një prej komenteve të personave që shfaqen si tifozë të Manchester United. Fjalë këto që vijnë krah fotos së futbollistit Vardy, e cila tregonte të bijën 5-vjeçare teksa ndjek ndeshjen e të atit, e veshur me uniformën e Leicesterit.

Pas sinjalizimeve të shumta që u janë bërë këtyre komenteve të rënda, profilet e personave të përfshirë janë mbyllur përfundimisht.
E gjithë bota e futbollit ka shprehur solidaritetin ndaj sulmuesit të Leicesterit dhe familjes së tij.

Vardyyyy

Komento