Kërcënohen futbollistët e Librazhit, u kërkohet të lënë Pogradecin të fitojë
April 16
17:47
2016
Disa persona të paidentifikuar, të cilët udhëtonin me një mjet tip fuoristradë, kanë ndaluar autobusin në të cilin udhëtonte skuadra e Librazhdit, e nisur drejt Krujës, ku pritej zhvillimi i takimit Librazhd-Pogradec.
Futbollistët e skuadrës së Librazhit janë kërcënuar me jetë, teksa u është kërkuar që t’ia linin fitoren skuadrës së Pogradecit. Menjëherë pasi është vënë në dijeni, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet. Ka nisur puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve përgjegjës.