Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Këpuca e artë” i jepet Luis Suarez-it: Merita është e shokëve të skuadrës…

“Këpuca e artë” i jepet Luis Suarez-it: Merita është e shokëve të skuadrës…
October 20
18:25 2016

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez ka fituar çmimin “Këpuca e artë 2016” si golashënuesi më i mirë europian për sezonin 2015-2016.

“Falënderoj Barcelonën dhe shokët e skuadrës; është më shumë meritë e tyre sesa e imja”, – u shpreh i emocionuar sulmuesi uruguajan, i shoqëruar nga 2 fëmijët e tij në ceremoni.

Suarez e arriti këtë çmim bazuar në 40 golat e shënuar, duke lënë pas Gonzalo Higuain (36) dhe Cristiano Ronaldon (35) në vend të tretë.

Kujtojmë se përllogaritja bëhet duke shumëzuar numrin total të golave me koeficientin e kampionatit ku janë shënuar. Uruguajani triumfoi falë 80 pikëve të arritura.

“Nuk e kisha menduar kurrë se do të isha golashënuesi i ekipit tim. Dua vetëm të dal kampion e të fitoj Champions League-n”, – shtoi Suarez, duke treguar qartë objektivin që i ka vënë vetes për këtë sezon.

Ky është çmimi i dytë “Këpuca e artë” që fiton Suarez, pas atij të marrë në kohën kur luante te Liverpool në Angli. /Blitz.al/

suarez

Komento
Shperndaje