Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

KAS nis gjyqin midis Skënderbeu – Uefa. Ç’do të ndodhë me pezullimin nga Kupa e Europës?

KAS nis gjyqin midis Skënderbeu – Uefa. Ç’do të ndodhë me pezullimin nga Kupa e Europës?
June 05
10:11 2018

Në KAS (Këshillin e Arbitrazhit Sportiv) ka nisur gjyqi ndërmjet Skënderbeut dhe UEFA-s! Ky është njoftimi që vjen zyrtarisht nga selia e Gjykatës së Arbitrazit Sportiv të Lozanës.

Sipas Ballkanëeb: “është në progres një procedurë arbitrazhi ndërmjet KF Skënderbeut dhe UEFA-s përballë tribunalit të Arbitrazhit Sportiv”.

KAS nuk jep më shumë informacion në bëhet fjalë për padinë që Skënderbeu nga ngritur ndaj vendimit të formës së prerë që Apeli i UEFA-s dha, duke konfirmuar pezullimin 10-vjeçar dhe gjobën prej 1 milion eurosh nga ana e Komisionit të Etikës dhe Disiplinës, apo nëse po shqyrtohet kërkesa e Skënderbeut për të pezulluar dënimin e UEFA-s deri në përfundim të gjykimit të çështjes nga ana e KAS-it, që do t’i lejonte klubit kampion të Shqipërisë të përfaqësohej në Champions League në edicionin që është në prag.

Gjithsesi, kjo pritet të qartësohet në vijim./Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje