Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kampioni i WWE i jep lamtumirën sportit për shkak të luftës me sëmundjen e leuçemisë

Kampioni i WWE i jep lamtumirën sportit për shkak të luftës me sëmundjen e leuçemisë
October 28
18:37 2018

Roman Reigns prej 8 vitesh është një nga sportistët më të suksesshëm të wrestling, sport ky shumë i ndjekur në të gjithë botën por edhe në vendin tonë. 4 herë kampion i peshave të rënda dhe 1 herë kampion universal i WWE, Roman, emri i vërtetë i të cilit është Joe Anoa’i, ka mbajtur fjalimin e lamtumirës episodin e fundit të “WWE RAW” dhe shkak për këtë është bërë një sëmundje e rëndë me të cilën lufton prej vitesh.

Duke folur para publikut që brohoriste emrin e tij 33 vjeçari tha: “E vërteta është që emri im është Joe dhe unë kam jetuar me sëmundjen e leuçemisë për 11 vite dhe tani ajo është kthyer. Për këtë shkak unë nuk mund ta përmbush rolin tim këtu. Nuk mund të jem kampioni që ju njihni dhe prandaj duhet të heq dorë nga titulli kampion”.  Dhe pasi dorëzoi titullin ai nuk harroi të falenderonte dhe federatën që i kishte dhënë një mundësi talentit të tij dhe e kishte bërë të njohur në të gjithë botën. Në fund Roman e mbylli fjalimin me një kërkesë dhe një premtim për fansat: “Nuk do ju gënjej, do e vlerësoj çdo lutje që do sillni në drejtimin tim por nuk po kërkoj për mëshirë, nuk dua të ndiheni keq për mua sepse kam besim. Kjo nuk është një lamtumirë, unë do ta fitoj këtë luftë dhe do të kthehem, do më shihni shumë shpejtë”.


Pas deklaratës emocionuese, të shumtë ishin fansat që shkruajtën në rrjetin social Twitter për të duke i dhënë mbështetjen maksimale dhe duke i uruar një rikthim të shpejtë. Gjithashtu dhe ylli tjetër i wrestling, John Cena, shkruajti për të duke i dërguar dashurinë dhe përkrahjen e tij maksimale. Ndërkohë federata përsëriti fjalët e kampionit të saj duke thënë se kjo nuk ishtë absolutisht një lamtumirë sepse Roman Reigns është një luftëtar dhe do ja dalë të fitojë dhe ndeshjen më të rëndësishme të jetës së tij. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje