Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kaçe në udhëkryq

Kaçe në udhëkryq
November 23
11:28 2016

Karriera e mesfushorit të Kombëtares Shqiptare të Futbollit ka mbetur në udhëkryq.

Pas një shpërthimi që pati me skuadrën e PAOK-ut dhe gjithashtu në disa ndeshje me Kombëtaren tonë, Ergys Kaçe tashmë ndodhet në momentin më të keq të karrierës së tij futbollistike.

Prej disa muajsh ai tashmë luan në Çeki, me Viktoria Plzen.

Por pas konflikteve dhe mosgrumbullimit nga De Biazi në kombëtare, tashmë Kaçe është konfrontuar edhe me drejtuesit çekë dhe si dënim tashmë stërvitet prej 1 jave me të rinjtë e ekipit, duke mos u grumbulluar fare në ekipin kryesor.

Por si të mos mjaftojë as kjo, edhe ekipi i PAOK-ut, që ka kartonin e tij, nuk e do në ekip por do që ta shesë diku tjetër, sepse nuk është në planet e trajnerit aktual të skuadrës.

Për momentin askush nuk e do Kaçen në ekip dhe karriera e tij rrezikohet realisht. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje