Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Juventus – Paul Pogba kërkon largimin!

Juventus – Paul Pogba kërkon largimin!
July 20
10:25 2016

Paul Pogba, gati për t’u larguar!

Sipas informacioneve të fundit, mesfushori francez ka kërkuar të zgjidhë kontratën me Juventus-in për t’u rikthyer te Manchester United.

Nga Torino nuk duan të bëjnë skonto, presin 125 milionë euro, ama deri tani oferta e “Djajve të kuq” është ndalur në 101 milionë.

Menaxheri Mino Raiola, i cili ndodhet në Manchester për të përfunduar marrëveshjen, është gati të sigurojë një pagë rekord për Pogba: 15 milionë euro plus 5 të tjera bonus, për 5 vite. Pra, 4-fishi i asaj që përfiton te Juventus.

E ndërkohë që bisedimet janë në një fazë të avancuar, vetë Pogba ndodhet për pushime në Miami.