Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Juventus – Mateo Kovaçiç, një alternativë “low cost” për mesfushën

Juventus – Mateo Kovaçiç, një alternativë “low cost” për mesfushën
June 03
11:46 2016

Edhe pse ende jo zyrtarisht, Dani Alves mund të quhet futbollist i Juventusit tashmë.

Pas sigurimit të mbrojtësit brazilian, ekipi torinez hidhet në sulm për një mesfushor të nivelit të lartë në mënyrë që të kompletojë një ekip konkurrues për vitin tjetër. Mungesa e Claudio Marchisio-s në javët e para të kampionatit të ardhshëm për arsye dëmtimi e ka detyruar trajnerin Allegri të vihet në lëvizje.

Problemi që hasin bardhë e zinjtë është identifikimi i profilit ideal.

Ndryshe nga ç’mendonte Beppe Marotta, tentativa për mesfushorin Andre’ Gomes të Valencia-s nuk është aspak e thjeshtë; 50 milionë eurot e kërkuara nga ekipi spanjoll për të lënë të lirë portugezin janë shumë, për të mos folur për konkurrencën e Manchester United, që e komplikon së tepërmi situatën.

Nga ana tjetër, mbetet ende pezull situata e Miralem Pjanic, për të cilin Roma u shpreh qartë se nëse dikush kërkon të marrë mesfushorin duhet të paguajë klauzolën prej 38 milionë eurosh. Është pikërisht kjo arsyeja që drejtuesit e Juventusit kërkojnë të gjejnë një zgjidhje tjetër, me kosto më të ulët.

Emri që përmendet më shumë së fundmi është ai i kroatit Mateo Kovaçiç: brenda 10 ditëve Juventusi dhe Real Madridi do të takohen për të zgjidhur çështjen “Morata” e për këtë arsye në tavolinë mund të diskutohet edhe rreth ish-interistit.
Mundësia me kosto të ulët mund të vijë pikërisht nga Spanja.