Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Juventus i “shpall luftë” gazetës së famshme italiane…

Juventus i “shpall luftë” gazetës së famshme italiane…
November 04
15:53 2016

Një artikull i të përditshmes “Gazzetta dello Sport” nervozon Juventus-in!

Sipas gazetës, pas barazimit me Lyon në Champions League, Buffon u është drejtuar ashpër shokëve të skuadrës, me fjalët:

“Në Itali fitojmë sepse kundërshtarët nuk përkushtohen, por në Europë kjo nuk ndodh”.

Klubi ka reaguar menjëherë pas publikimit të artikullit me një komunikatë ku i ka quajtur false fjalët e shkruara dhe ka akuzuar gazetën se kështu kërkon të nxisë një paragjykim ndaj bardhezinjve.

“Në Itali, të vetmet skuadra që u përkushtuan, na mundën! Duhet më shumë personalitet e grintë, ndryshe do të hasim vështirësi”, – mendohet të ketë thënë, pak a shumë, numri 1 i bardhezinjve.

Nga ana tjetër, pas replikës së kampionëve të Italisë, “Gazzetta dello Sport” është mbrojtur me fjalët:

“Për sa i përket fjalës “përkushtim”, që ka shkaktuar shumë debat, themi se i referohet vetëm bindjes së ekipeve italiane se janë të pafuqishme për t’u përballur me Juventus-in, asgjë më shumë”. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje