Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Juve e Milan mendojnë për sezonin e ardhshëm. Ja lëvizjet!

Juve e Milan mendojnë për sezonin e ardhshëm. Ja lëvizjet!
March 18
23:25 2016

 

Marotta gati të blindojë Allegrin me një kontratë “top” dhe pritet t’i dhurojë Dybalas një partner si Cavani!
Bilanci negativ: Milan i detyruar të shesë yjet!

 

Pas eliminimit të dhimbshëm në kohën shtesë në Champions League, juventinët shohin përpara dhe mendojnë për të ardhmen. Tashmë, objektivi kryesor i Juventusit është fitimi i kampionatit dhe i kupës së Italisë.

Sipas asaj që raporton e përditshmja “Corriere dello sport”, duket se edhe për vitin e ardhshëm idetë janë të qarta në shoqërinë italiane: nënshkrimi i një kontrate të re prej 4 milionë eurosh për trajnerin Allegri deri në vitin 2018 dhe arritja e objektivit kryesor në sulm: Edinson Cavani!
A janë këto shenja të sakrifikimit të një lojtari si Paul Pogba? Le të presim…

Situatë ndryshe ajo që shihet në kampin rival të Milanit. Bilanci negativ i shoqërisë kuqezi do e detyrojë ekipin të gjejë një zgjidhje për sezonin e ardhshëm: një partner i ri për presidentin Berlusconi ose shtija e lojtarëve më të rëndësishëm për të mbuluar ato 90 milionë euro minus.

I pari në listën e atyre që mund të largohen është sulmuesi kolumbian Carlos Bacca. Forma e mirë e futbollistit mund të tërheqë shumë ekipe europiane, të cilët janë të gatshëm të përfitojnë nga situata e vështirë e ekipit milanez.

Nga një situatë e tillë mund të shpëtohet vetëm në rast se Milan arrin vendin e tretë në kampionat, për të pasur mundësinë kështu të marrë pjesë në Champions League vitin e ardhshëm.

Carlos Bacca

Komento
Shperndaje