Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Jurgen Klopp, i dyti i përhershëm! Ka humbur 5 nga 5 finalet e fundit

Jurgen Klopp, i dyti i përhershëm! Ka humbur 5 nga 5 finalet e fundit
May 21
14:21 2016

A do ta besonit po të thoshim se mund të gjenim një lidhje mes Klopp & Flop, përveç rimës?

Sigurisht që nuk i vë askush në dyshim karizmën, cilësitë dhe fitoret e gjermanit, ama marrëdhënia e “magjistarit” me finalet po shndërrohet në një mallkim.

Në fakt, Klopp i ka humbur 5 finalet e fundit si trajner, një rekord negativ që tentoi ta ndërpriste në ndeshjen e fundit në finalen e Europa League, ku Liverpool u mund me rezultatin 1-3 nga Sevilla.

4 ndeshjet e tjera në të cilat gjermani nuk ka arritur të marrë kupën janë:

Liverpool-Manchester City për “Capital One” në muajin shkurt të këtij viti, ku pas rezultatit të rregullt 1-1 ekipi i tij u mund me 11-metërsha.
Pikërisht në “Wembley” ka ardhur edhe 1 humbje e rëndë në karrierën e tij; kthehemi më 25 maj 2013 ku me Borussia Dortmund u mund në finale përballë Bayern Munchen me rezultatin 1 me 2.
Mbetemi sërish te Bayern, për të thënë se është po kjo skuadër që më 18 maj 2014 mposhti skuadrën e Jurgen Klopp, në finalen e Kupës së Gjermanisë.

Zhgënjimi i fundit i “magjistarit” para se të largohej nga Gjermania i përket 30 majit 2015, kur Dortmund mundet sërish në ndeshjen e fundit të kupës përballë Wolfsburg, me rezultatin 1 me 3.

E pra, deri tani finalet nuk i kanë buzëqeshur Jurgen Klopp-it.
Ama cilësitë e tij na bëjnë ta mendojmë si të sigurt se shumë shpejt ai do të arrijë të tjera finale, nga të cilat me siguri do të dalë fitimtar.

Komento