Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Jose Mourinho: Pogba, mesfushori më i mirë në botë

Jose Mourinho: Pogba, mesfushori më i mirë në botë
August 19
09:54 2016

Që në momentin e arritjes së marrëveshjes ku Paul Pogba u bë futbollisti më i shtrenjtë i të gjitha kohërave, u kuptua se vëmendja e Premier League-s do të ishte mbi të gjitha tek ai!

Trajneri Jose Mourinho e di shumë mirë këtë gjë, ama shprehet se nuk pret që mesfushori të bëjë magji çdo javë të kampionatit!

“A mund të arrijë Paul të shënojë sa Messi e Ronaldo? As edhe 25% të tyre. Mendoj se nuk mund të shënojë dot 20 gola në sezon! Por çështja nuk është këtu! Ai është një nga mesfushorët më të mirë në botë, madje mund të them, mesfushori më i mirë në botë!” – shprehet Mourinho, duke i treguar publikisht mendimin e tij francezit.

Më pas, “The Special One” shton se në stërvitje Pogba nuk duket aspak nën presion, madje as nuk përpiqet të bëjë gjëra të jashtëzakonshme për t’i treguar të tjerëve se është ndryshe! /Blitz.al/