Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Joachim Low rinovon kontratën. Trajneri i Gjermanisë edhe në Botërorin e Rusisë

Joachim Low rinovon kontratën. Trajneri i Gjermanisë edhe në Botërorin e Rusisë
July 12
16:43 2016

Eksperienca e Joachim Low në pankinën e Kombëtares Gjermane do të vazhdojë, edhe pas eliminimit në gjysmëfinalen e Euro 2016.

Ka qenë Federata Gjermane e Futbollit ajo që ka deklaruar se Low do të jetë deri në Botërorin e vitit 2018, pas një takimi mes tij dhe presidentit Reinhard Grindel.

“Joachim Low mbetet trajneri më i mirë për skuadrën tonë, përsa i përket përgatitjes për Botërorin në Rusi.“

Pas ndeshjes së fundit përballë Francës, e cila i dha fund eksperiencës së gjermanëve në Euro 2016, ata do të zbresin sërish në fushë më 31 gusht, kundër Finlandës.

Etiketimet
Shperndaje