Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Jo më Champions League? Klubet, gati për të nisur Superligën botërore…

Jo më Champions League? Klubet, gati për të nisur Superligën botërore…
September 10
10:48 2016

Një turne ndërkombëtar mes klubeve më të mira të planetit, ku transfertat nuk do të kryhen vetëm brenda Europës por edhe në Kinë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Amerikën e Jugut etj.

Kjo është ajo që konfirmon Jacco Swart, drejtor i EPFL (Shoqata e Ligave Profesioniste Europiane), sipas të cilit bëhet fjalë për një hap të cilin nuk mund ta ndalë dot askush.

Superliga do të zëvendësojë Champions League-n aktuale, por do të përfshijë edhe skuadra të kontinenteve të tjera, përfshirë edhe Afrikën.

Mesa duket, ata që insistojnë për këtë formulë të re janë vetë klubet e mëdha, veçanërisht ato italiane, spanjolle e gjermane, për të ulur kështu edhe diferencën me superfuqinë ekonomike të Premier League.

Gjithsesi, ende nuk është vendosur gjë, pasi një kompeticion i tillë do të çonte në falimentimin e ekipeve të vogla.

Sipas “Mirror”, sot mund të ishin këto skuadrat që do të merrnin pjesë në Superligë.

KINË – Guangzhou, Shanghai
SHBA – New York City, LA Galaxy
AUSTRALI – Melbourne City
BRAZIL – Corinthians
ITALI – Juventus, Inter, Milan
SPANJË – Real Madrid, Barcelona, Atletico Madrid
AFRIKA E JUGUT – SuperSport United
GJERMANI – Bayern Munchen, Borussia Dortmund
FRANCË – Paris Saint Germain, Lion
ANGLI –  Arsenal, Liverpool, Chelsea, Manchester City, Manchester United. /Blitz.al/

Shperndaje