Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Jamie Vardy shpallet lojtari i vitit 2016

Jamie Vardy shpallet lojtari i vitit 2016
May 02
19:01 2016

Sulmuesi i Leicester City, Jamie Vardy, është shpallur futbollisti i vitit 2016.

29-vjeçari triumfoi në sondazhin e bërë nga 290 gazetarë, prej të cilëve mori 36% të votave, duke lënë pas shokët e tij të skuadrës Riyad Mahrez dhe N’Golo Kante.

Vardy ka shënuar plot 24 gola këtë sezon, duke e ndihmuar skuadrën e tij të luftojë për një arritje historike, siç është fitimi i Premier League-s angleze.
Kjo gjë mund të ndodhë që sot në rast se ndjekësit e Tottenham do të dështojnë në përpjekjen e tyre për të mundur ekipin e Chelsea-t.

7 futbollistë të “Foxes” u votuan në sondazhin FWA të këtij viti, i cili kryhet që nga 1948-a.

“Fakti që shumë prej tyre u votuan nga anëtarët tanë tregon për sezonin e mrekullueshëm të Leicester. Mbi të gjitha, historia e Jamie Vardy-t mbërtheu imagjinatën e shumë shkrimtarëve”, – shprehet Andy Dunn, kryetari i FWA.

Për çmimin e marrë, vetë Vardy shprehet:

“Është një nder i madh për mua të fitoj këtë çmim e të më shkruhet emri në të njëjtën listë me fituesit paraardhës, të cilët janë futbollistë të mëdhenj. Falënderoj këdo që më ka votuar. Gjithashtu falënderoj edhe shokët e skuadrës, të cilët janë arsyeja prej së cilës unë kam arritur deri këtu. Ka qenë një sezon i mrekullueshëm për ekipin e Leicester”, – përfundon ai.

Komento
Etiketimet
Shperndaje