Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

James Rodriguez kërkon shtëpi në Torino? Tifozët bardhezi ëndërrojnë…

James Rodriguez kërkon shtëpi në Torino? Tifozët bardhezi ëndërrojnë…
August 25
18:40 2016

Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, mesfushori kolumbian James Rodriguez ka kontaktuar agjencinë imobiliare “Proto Group Ltd” për të gjetur shtëpi në Torino.

Të njëjtën agjenci kanë kontaktuar edhe Ibrahimovic, Pogba, Dani Alves dhe Higuanin për t’u spostuar në të njëjtin qytet.

Flitet prej ditësh tashmë se mesfushori i Realit të Madridit është një objektiv i Juventusit, edhe pse arritja e një marrëveshjeje të tillë është shumë e vështirë.

James do të ishte një investim shumë i shtrenjtë për kampionët e Italisë, sidomos pas blerjes së Gonzalo Higuain për shifrën e 94 milionë eurove.

Madrilenët nuk pranojnë asnjë ofertë më të ulët se 70 milionë euro, për të mos zhvlerësuar futbollistin e blerë nga Monaco 2 vite më parë për 75 milionë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje