Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ja notat e futbollistëve për ndeshjen e djeshme! Më i vlerësuari është…

Ja notat e futbollistëve për ndeshjen e djeshme! Më i vlerësuari është…
June 20
18:03 2016

Fitorja në përballjen e djeshme kundër Kombëtares së Rumanisë shënoi jo vetëm një faqe të paharrueshme në historinë e futbollit shqiptar, por mahniti të gjithë Europën.

Mjaftoi 1 gol i Armando Sadikut për të marrë vëmendjen e të gjitha mediave europiane, të cilat në një formë apo një tjetër dhanë vlerësimin e tyre për paraqitjen e Shqipërisë në fazën e grupeve.

Përsa i përket ndeshjes së djeshme, ‘Eurosport’ ka vënë notat e performancave të lojtarëve tanë, duke lavdëruar më së shumti Arlind Ajetin dhe Ledian Memushajn:

Etrit BERISHA 6 – Nuk është vënë në provë në asnjë rast të rrezikshëm, por vetëm në ndërhyrje të zakonshme.

Elseid HYSAJ 6,5 – Edhe në këtë ndeshje konfirmohet si një lojtar me kualitet të lartë, përveç impenjimit të padiskutueshëm.

Arlind AJETI 7 – Njësoj si në përballjen me Francën. Edhe mbrëmjen e djeshme i shkëlqyer. E drejtoi repartin e mbrojtjes në mënyrë të pagabueshme.

Mërgim MAVRAJ 6,5 – I saktë në ato pak raste të rrezikshme që pati Rumania. Me këta dy qendërmbrojtës Shqipëria është e qetë.

Ansi AGOLLI 6,5 – Popa dhe Sapunaru nuk shfaqën asnjë rrezik. Nga krahu i Agollit nuk kalon asnjë tjetër!

Amir ABRASHI 6,5 – Punë e jashtëzakonshme përsa i përket impenjimit. Funksionon shumë mirë përpara linjës së mbrojtjes.

Migjen BASHA 6 – Rrezikon shumë. Kartoni i verdhë në pjesën e parë i kushtëzoi vazhdimësinë e lojës. Pavarësisht këtyre, ashtu si të gjithë dhuroi një performancë të mirë.

Ledian MEMUSHAJ 7 – Njeriu-asist por edhe ‘organizator’ i një Shqipërie që në pjesën e parë krijoi pa rrezikuar shumë. Dje ishte krahu dhe mendja e një skuadre që kishte më shumë se kundërshtari dëshirë për të treguar forcën.

Andi LILA 6 – Impenjim po, po nuk shtyu shumë përpara. Gjithsesi, trajnerit De Biasi i majftoi kjo gjë.

Ermir LENJANI 5 – Po të mos ishte për golin e Sadikut, do t’i mbetej peng mundësia e humbur; aksioni më i bukur i Shqipërisë, kundërsulm i shkëlqyer i mbyllur keq nga një goditje sipër portës gjysmë bosh.

Armando SADIKU 7 – Goli ishte historik, e mund të kuptohet lehtësisht nga festimet. Nuk është treguar një finalizues i pashpirt, ama arriti të shënonte golin më të rëndësishëm të historisë futbollistike të një kombi.

Gianni DE BIASI 7 – Arritje e madhe! Sido që të shkojë çështja e kualifikimit, duke marrë parasysh cilësitë e grupit, Kombëtarja Shqiptare me në krye De Biasin ka shkruar historinë. Me kokën lart ndaj Zvicrës, edhe më mirë përballë Francës dhe fituese dje. Do ta meritonin një vend në 1/8.