Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ja çfarë i kanë shkruar disa nga shokët e skuadrës Cristiano Ronaldos në topin e “hat trick”-ut (Foto)

Ja çfarë i kanë shkruar disa nga shokët e skuadrës Cristiano Ronaldos në topin e “hat trick”-ut (Foto)
April 13
14:10 2016

Një mbrëmje e magjishme ajo e djeshmja për Cristiano Ronaldon, i cili shënoi një “hat trick” duke përmbysur rezultatin e ndeshjes së parë të fituar nga Wolfsburg 2-0 e duke dërguar kështu ekipin e tij në gjysmëfinale. Përpara se ta çonte topin e tregolëshit në muzeun e tij personal, disa nga shokët e skuadrës i dedikuan mesazhe në të.
Arbeloa shkroi: “Ky është një lider”; Kiko Casilla: “Urime bisha!”; mbrojtësi i krahut të djathtë, Dani Carvajal, i  shkroi shokut të tij të skuadrës: “Je më i miri”; Nacho: “Je i madh”; mesfushori Casemiro shkroi: “#jemibashkë”.

Shperndaje