Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Italianët mbyllen në hotel, publiku shkodran po shijon 4 kupat e botës të fituara nga “azurrët”

Italianët mbyllen në hotel, publiku shkodran po shijon 4 kupat e botës të fituara nga “azurrët”
October 09
16:24 2017

Sonte është përballja e Shqipërisë me Italinë në “Loro Boriçi” të Shkodrës. Azurrët kanë dalë mbrëmë për stërvitje, por sot kanë qëndruar gjithë ditën në hotel pa dalë asnjë çast. Kuqezinjtë ndërkohë po qëndrojnë në një hotel tjetër.

Ndërkohë të gjithë shkodranët po shohin nga afër 4 kupat e botës që ka fituar Kombëtarja Italiane e futbollit gjatë historisë së saj sportive. Kupat janë sjellë nga Ambasada e Italisë në Tiranë dhe Federata Italiane e Futbollit për ekspozitën “4 herë Kampione” e realizuar në bashkpunim me Bashkinë e Shkodres.

Ekspozita po zhvillohet ne Teatrin “Migjeni” dhe do të qëndrojë e hapur për publikun nga ora 12:00 deri në 19:00 të ditës së sotme.  Ne i urojmë kombëtares tonë shumë fat e suksese sonte në këtë përballje të vështirë./Blitz.al

Shperndaje