Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Itali – Gigio Donnaruma thyen rekordin 104-vjeçar

Itali – Gigio Donnaruma thyen rekordin 104-vjeçar
September 02
09:26 2016

Portieri i Milan-it është portieri më i ri i historisë që mbron portën e Kombëtares Italiane.

Donnaruma, i cili mbushi 17 vjeç më 25 shkurt, zuri vendin e veteranit Buffon në pjesën e dytë të ndeshjes miqësore mes Italisë dhe Francës, e cila përfundoi me rezultatin 3 me 1 për skuadrën e Didier Deschamps.

Me këtë paraqitje, Gigio thyen rekordin paraardhës të vitit 1912, i cili i përkiste Piero Campelli-t, i cili mbrojti portën e Italisë kur ishte 18 vjeç e 6 muaj.

“Është një emocion i papërshkrueshëm. Falënderoj trajnerin Ventura për këtë mundësi”, – shprehet Donnaruma.

Pas ndeshjes, gjithashtu ai tha se Buffon e kishte këshilluar të qëndronte i qetë e të bënte atë që ai di të bëjë më mirë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje