Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Itali-Spanjë, nuk do ta besoni se çfarë ka bërë djali i madh i Pique-s pas humbjes

June 28
12:38 2016

...

Këngëtarja Shakira së bashku me dy djemtë e saj kanë qenë në stadium pasditen e djeshme për të parë performancën e babi Gerard Pique, skuadra e të cilit u skualifikua pasi u mund nga Italia me rezultatin 2:0.

Edhe pse vëmendja kryesore ka qenë sigurisht te ndeshja, paparacët nuk kanë nguruar të kenë në fokus familjen e Pique-s gjatë gjithë ndeshjes. Në fotografi, Shakira pasqyrohet tejet e shqetësuar për ndeshjen ndërkohë që kujdeset edhe për dy djemtë e saj.

Por pjesa më interesante dhe që po bën xhiron e internetit është një fotografi, ku djali i madh, i quajtur Milan, edhe pse i veshur me fanellën spanjolle, ka gjetur një kapele-lodër me flamurin e Italisë dhe e ka vendosur në kokë fill pas golit të dytë të Italisë. Duket se mami Shakira nuk ka qenë shumë e lumtur për këtë fakt dhe, siç shihet edhe nga fotografia, ka këshilluar të birin ta heqë menjëherë atë kapele që ka vënë në kokë.

Ndërkohë, nëpërmjet galerisë ndiqni edhe mimika të tjera në fytyrën e Shakirës gjatë gjithë ndeshjes; do të shikoni se ajo e ka ndier këtë ndeshje vërtet.

Komento
Shperndaje