Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ish-sulmuesi i famshëm habit: “Kam marrë pjesë në një orgji. I kam shpëtuar vdekjes…”

December 04
18:56 2017

Ndonëse shumë prej emrave të njohur në futboll suksesin në jetë e shohin brenda fushës së gjelbër dhe jetën private e mbajnë përherë të fshehtë, ka dhe nga ata që disa të vërteta i nxjerrin shumë vite më pas.

Në një intervistë për programin argjentinas, “Podemos Hablar”, ish-sulmesi Hernan Crespo ka rrëfyer se është bërë pjesë e një orgjie kohë më parë.

“Kam qenë i vetëm (single) deri në moshën 27-vjeçare, por tani më duket se kam shijuar jetën time”, – tha Crespo. “Ishte një festë ku ishim mbledhur dhe u bë një orgji ku kishte më shumë femra se sa meshkuj.”

Përveç kësaj, ish-futbollisti i Milanit, Interit, Chelsea-t ka treguar edhe si i shpëtoi një zjarri, i cili mund t’i kishte kushtuar jetën në 1993-shin.

“Ishte një festë në Olivos Kheyvis që organizohej nga klasa e pestë e kolegjit, La Salle, por unë dhe një grup shokësh të mi vendosëm të mos shkonim… dhe si përfundim, në atë festë ra një zjarr, i cili i mori jetën shumë bashkëmoshatarëve të mi.”

Hernan, nuk i dinim gjithë këto histori për ty, derimë sot vetëm golat kishim shijuar! /Blitz.al/

Shperndaje