Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ish-presidenti Xhani: FSHF-ja, kundërshtare e Partizanit…

Ish-presidenti Xhani: FSHF-ja, kundërshtare e Partizanit…
November 26
10:42 2016

Albert Xhani, ish-presidenti i ekipit të Partizanit, është rikthyer të flasë për skuadrën e tij dhe marrëdhëniet e shumë viteve më parë me Federatën Shqiptare të Futbollit.

Në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”, ai shprehet në lidhje me Fondin e Solidaritetit që jepet nga UEFA për futbollin e moshave e që shpërndahet nga FSHF.

“Në shumicën e rasteve na i ka dhënë pagesat e solidaritetit, por më duhet të them se FSHF-ja klubeve të tjera u ka bërë nga tri-katër fusha, ndërsa klubit që unë drejtoja nuk iu bë asgjë. Kemi merituar shumë më shumë si Partizan, por nuk ndodhi. U detyruam të investonim vetë, pa pritur ndihmën e FSHF-së”, – shprehet Xhani.

Ai, pavarësisht se pranon që e ka marrë fondin, pretendon se arsyetimi i federatës se përderisa Partizani nuk kishte terrenin e saj nuk mund të merrte fond, ishte i gabuar. Sipas ish-drejtuesit të “të kuqve”, fushat me dhe’ të kuq ishin investim rreth 780 mijë euro i tij, të ndërtuara që në vitin 2001, pra para Fondit të Solidaritetit.

Nga ana tjetër, Xhani nuk ka dashur të prononcohet në lidhje me pretendimet aktuale të Partizanit se në 4 vitet e fundit nuk ka marrë asnjë fond, pasi nuk kishte informacion. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje