Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ish-interisti Adriano: Në Itali janë thënë shumë gënjeshtra për mua

Ish-interisti Adriano: Në Itali janë thënë shumë gënjeshtra për mua
April 13
19:44 2016

Ju kujtohet Adriano, njëri prej sulmuesve më të talentuar e më premtues të Interit vite më parë?
I konsideruar tashmë nga të gjithë si një “dështim i hidhur” për atë vetë dhe për futbollin botëror, Adriano rreth 2 vite nga tërheqja e fundit, rikthehet të luajë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në skuadrën Miami United.

Vlen të përmendet se ajo që sulmuesi nuk mund ta harrojë kurrë është eksperienca e tij tek ekipi i Milanos, skuadër në të cilën ka jetuar momentet më të mira të karrierës.

“E adhuroj Italinë. Interi më ka mbetur në zemër. Ende sot emocionohem sa herë dëgjoj këngët që më kushtonte tifozeria”, – është shprehur “perandori” për “Torcedores”.

Ama, jo çdo situatë nga e shkuara e tij në Itali ka qenë pozitive:

“Mediat më përndiqnin gjithmonë dhe shumë shpesh kanë shkruar gjëra të pavërteta rreth meje. Disa preferonin të publikonin gënjeshtra në vend që të informoheshin. Askush nuk e kuptoi në kohë se ajo që më bëri të ndalem ishte një dëmtim në tendinë”.

Një tjetër episod që  ka ndikuar negativisht në karrierën e tij ka qenë edhe vdekja e babait:
“Ishte një moment shumë i vështirë për t’u kaluar, por fatmirësisht familja më qëndroi pranë për të më ndihmuar”, – e mbyll përgjigjen braziliani.

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje