Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ish-futbollisti Mido: Kur ishim tek Ajax, rrezikova ta vrisja Ibrahimovic-in

Ish-futbollisti Mido: Kur ishim tek Ajax, rrezikova ta vrisja Ibrahimovic-in
July 13
10:41 2016

Vetëm para 2 javëve u bë lojtari i ri i Manchester United, ku përkrah Jose Mourinho-s do të kërkojë të arrijë triumfet me të cilat është mësuar të jetojë prej një dekadë tashmë.

Ama, gjërat mund edhe të mos shkonin kështu, prandaj le të themi se Zlatan mund të konsiderohet i privilegjuar, jo vetëm në aspektin financiar!
Arsyeja përse po e themi këtë lidhet me deklaratat e ish-shokut të tij të skuadrës tek Ajax, Mido, i cili sipas asaj që raporton “The Sun”, rrëfen një skenë në filmin “Becoming Zlatan”:

“Më kujtohet që ishte ndeshja PSV-Ajax. Isha shumë i nervozuar pasi nuk luajta titular. U futa në lojë kur rezultati ishte 2 me 0 dhe fillova të debatoja me Ibrahimovic. Kur ikëm në dhomat e zhveshjes, Zlatan më bërtiti kur unë vazhdoja të isha shumë i nervozuar, ndërkohë që në duar mbaja një palë gërshërë që i përdora për të prerë fashot në gju!”

Më pas është vet kampioni suedez i cili rrëfen atë që ndodhi:

“Mido dukej vërtet i çmendur dhe lëshoi drejt meje gërshërët, të cilat më kaluan afër kokës, për t’u përplasur në mur!”

I rëndësishëm është fakti që në fund u qetësuan gjakrat dhe mes egjiptianit e Ibrahimovic u vendos paqa.

“U pamë në sy dhe filluam të qeshnim. I thashë: ‘A e di që isha gati të të vrisja?’ Ai m’u përgjigj: Sigurisht që e di!” – shprehet Mido.

 

Komento