Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Interi prek fundin, i zhgënjen të gjithë!

Interi prek fundin, i zhgënjen të gjithë!
September 16
12:47 2016

Pasi arriti të merrte 3 pikët ndaj Pescara-s vetëm në minutat e fundit të ndeshjes, Interi bën një figurë të keqe në Europë!

Humbja me rezultatin 2 me 0 përballë “anonimëve” të Hapoel Beer Sheva në ndeshjen e parë për këtë sezon të Europa League, e ka vënë skuadrën nga Milano në qendër të kritikave të ashpra.

Faji më i madh bie mbi trajnerin De Boer, i cili tashmë nuk ka më justifikime, një muaj pasi ka marrë në dorë ekipin.

Që nga fillimi i sezonit duken të njëjtat probleme që lidhen me mungesën e një ideje të qartë loje. Moduli ndryshon shpesh nga 4-3-3 në 4-2-3-1 dhe bie në sy mungesa e golave, pasi i vetmi që dallon është Mauro Icardi.

Nga ana tjetër, mbrojtja dhe zëvendësuesit nuk janë në nivelin e duhur.

Të gjitha këto vënë në dyshim ecurinë e një sezoni të gjatë, duke filluar që nga ndeshja përballë kampionëve të Juventusit ditën e diel. /Blitz.al/

Shperndaje