Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Interi i turpit!

Interi i turpit!
November 24
23:00 2016

Është një turp i vërtetë ajo që po ndodh me Interin, një prej skuadrave më të lavdishme italiane.

Mbrëmjen e sotme ka humbur me rezultatin 3-2 përballë izraelitëve të Hapoel Beer Sheva në fushën e këtyre të fundit, një kundërshtar i një niveli modest.
Edhe pse ishte duke fituar në pjesën e parë të takimit 0-2, në 45 minutat e dyta zikaltrit janë shkërmoqur si një skuadër amatore duke pësuar 3 gola e duke u skualifikuar përfundimisht nga kompeticioni i vogël europian, Europa League.
Italianët i kanë humbur të dyja ndeshjet përballë izraelitëve, si brenda edhe jashtë fushe.
Një situatë kaq e keqe e Inter nuk shikohej prej dekadash e nuk dihet se kur mund të përfundojë kjo krizë e pashoqe, që ka sakrifikuar në 6 vjet disa trajnerë, por pa arritur të gjejnë një zgjidhje.
Në këto kushte, tifozët janë ata që vuajnë më tepër në një kohë kur lojtarët marrin miliarda e nuk çajnë kokë për ndjenjat e tifozëve, që tashmë u ka mbetur vetëm historia, nostalgjia e sidomos tripleta e vitit 2010, arritja e fundit dhe më perfekte e zikaltërve që nuk po arrijnë të shohin dritë në fund të tunelit. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje