Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Inter me një pronar të ri?

Inter me një pronar të ri?
June 01
16:45 2016

Inter gati të ndryshojë sërish pronarë.

Erick Thohir, ai që sot ndodhet në krye të klubit dhe grupi “Suning” kanë arritur marrëveshjen për të transferuar në grupin kinez shumicën e aksioneve.

Gjithçka mund të konkretizohet e të bëhet zyrtare shumë shpejt, madje para fillimit të sezonit të ri.

“Suning Commerce Group” dhe presidenti i saj Zhang Jindong, i cili e vlerëson klubin italian rreth 600-700 milionë euro, do të blejë pjesë nga aksionet e Thohir (30%-40%) si dhe aksionet që i përkasin Massimo Morattit (rreth 30%), për të arritur kështu shumicën me rreth 70%.

Suning do të marrë përsipër edhe borxhin aktual prej 220 milionë eurosh të Interit.

Me një marrëveshje të tillë, presidenti legjendar Massimo Moratti do të dilte përfundimisht nga skena, ndërkohë që pavarësisht ‘dorëzimit’ në një periudhë kaq të shkurtër, Erik Thohir do të vazhdojë të mbajë rolin e Presidentit, si shenjë mirënjohjeje për aktin e tij dashamirës për të ardhmen e skuadrës së “Appiano Gentile”-s.

Etiketimet
Shperndaje