Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Inter-Juventus, De Boer përjashton nga lista mesfushorin Brozovic

Inter-Juventus, De Boer përjashton nga lista mesfushorin Brozovic
September 18
10:10 2016

Një lajm jo i mirë për futbollistin e Inter-it, Marcelo Brozovic.

Në prag të ndeshjes së shumëpritur ndaj kampionëve të Juventus-it, e cila do të luhet pasditen e sotme, kroati është lënë jashtë listës së të grumbulluarve nga trajneri De Boer, për arsye të sjelljeve joprofesionale.

Mendohet se ky vendim i trajnerit lidhet me protestat e mesfushorit në momentin e ndërrimit gjatë ndeshjes kundër Hapoel Beer Sheva në Europa League.

“Probleme me De Boer? Marcelo nuk ka krijuar kurrë asnjë problem”, – është shprehur Miroslav Bicanic, agjenti i lojtarit.

Ndërkohë vetë Brozovic ka postuar një fotografi në profilin e tij në Instagram, ku shkruan:

“I përjashtuar pa asnjë motiv. Përshëndes të gjithë tifozët interistë”.

Një postim ky që nuk është pritur mirë nga shumë tifozë, të cilët i kujtojnë atij arsyet e vërteta se pse nuk do të jetë pjesë e sfidës së sotme. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje